Këngëtari Arkimd Lushaj, i njohur si “Stesi” nuk është paraqitur për të marrë masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.
Ai do të përfaqësohet nga avokati i tij Marash Ibraj. Arkimed Lushaj u arrestua para dy ditësh. Ai dyshohet si pjesëtar i një bande kriminale.
Ndërkohë babai i tij Sali Lushaj në një reagim të tij pak më parë ka thënë se çdo gjë është e sajuar dhe e përgatitur nga mllefi dhe tërbimi pas padisë që ai kishte bërë në gjykatë ndaj Taulant Ballës.
“Si mund të quhet grup i madh kriminal kur nuk është arrestuar askush tjetër. Kjo është shpifje e fëlliqur”,shkruante Sali Lushaj.
(B.H/Faxweb)