Kryetari i PD, Sali Berisha u paraqit në SPAK pas pak çastesh.
Lideri i opozitës do të jetë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, të caktuar nga GJKKO.
Herën e fundit që Berisha ishte në SPAK, të hënën e parë të majit, kreu i PD hodhi akuza në drejtim të Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtares Irena Gjoka.