Duke filluar nga ky muaj, do të shtrëngohen masat për kompanitë e transportit publik.
Drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Rudina Hoxha tregon se këto kompani do të vlerësohen me pikë dhe në rast të moszbatimit të standardeve, do t’ju hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit.
‘’Në datën 1 janar do fillojë kontrolli që është risi sistemi i pikëzimit që më parë nuk ka ekzistuar. Janë vendosur 1400 gjoba linjave të transportit për shkeljen që bënin gjatë gjithë ditëve. Kur të futet sistemi i pikëzimit të gjithë do të mendohen mirë kur të shkelin ligjin, pasi me vendosjen e gjobës do të ulen pikën deri në heqjen e licencës’’, tha Hoxha për Report Tv.
Të gjitha kontrollet do të kryhen përmes një çipi.
“Do kemi edhe pajisjen e të gjitha mjeteve me çip. Nuk do të ndodhi më mos të nxirren më linjat, pasi çipi do e tregojë nëse autobusi është i ndezur apo jo’’, shton drejtoresha. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post