Gjatë një konference për shtyp për gazetarët, kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Kukës, ka bërë të ditur dhe vendimet që janë marrë.
Rama tha se janë marrë disa vendime, siç është miratimi i vendimin për të ndaluar përdorimin e alkoolit nga të rinjtë, ku tha për shkelësit do të ketë sanksione të rënda.
Gjithashtu Rama shoti se do të ketë dhe një nismë tjetër që është ndalimi i fëmijëve nën 18 vjeç në klubet e natës.
“Do të kemi një paketë investimesh për ujësjellësat. Është një plagë e hapur për Kukësin ky problem, por edhe në shkolla, në Has, Bajram Curri. Në kuadër të ndërtimit të qendrave të reja shëndetësore, disa do të ndërtohen edhe në Kukës. Së shpejti do të shkojnë në parlament projektligji për ndalimin e alkoolit pranë shkollave për ata që janë nën 18-vjeç. Mbyllja e rrjetit të pikave të basteve në qytete është njëra anë, por ana tjetër është mbrojtja e adoleshentëve nga alkooli. Duhet një masë drastike në bashkëpunim me shkollën dhe prindërit. Do të ndalohet frekuentimi i club-eve të natës nga ata që janë nën18-vjeç, do të jetë rreptësisht e ndaluar hyrja në club-et e natës. Vetëm kur të jenë të shoqëruar me prindër apo mësuesve, ndryshe do të jetë e ndaluar rreptësisht. Do të ketë sanksione të rënda, deri në mbylljen e lokaleve deri edhe në një vit. Duke ua bërë të pamundur edhe dhënien me qira të mjediseve.” u shpreh Rama.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post