Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS 10 dosjet voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit, konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën.
Në fjalën e saj drejtuesja e Departamentit Juridik në PD, Marinela Ziu, deklaroi pa dhënë shumë detaje se ata dorëzuan në KAS, provat e asaj që Partia Demokratike e konsideron si masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga treshja Rama-Doshi-Rakipi, përmes blerjes së votës, kërcënimeve dhe përdorimit të të dhënave personale nga partia-shtet.
Marinela Ziu: Procesi i 25 Prillit ishte një maskaër elektorale i zbatuar nga treshja Rama-Doshi Rakipi. Viktima ishin shqiptarët. PD e ka për detryrë që të luftojë për rikthimin e demokracisë. Depozituam qindra prova dhe fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, deri tek përdorimi i të dhënave nga sistemi i patronazhistëve të partisë-shtet, është blerë vota në mënyrë të paligjshme, janë përdorur bandat për blerje vote, ka pasur mosveprim nga Policia dhe Prokuroria.
Regjimi Rama-Doshi-Rakipi sundon gjithë sistemin shtetëror. Është detyra jonë që të shpalosim të vërtetën, për të gjithë qytetarët shqiptarë, me të gjitha mënyrat që ekzistojnë. Kjo është betejë për fëmijët dhe të ardhmen tonë. Të rrëzohet ky sistem.
Përfaqësuesi tjetër ligjor i PD, Marash Logu akuzoi KAS se miratoi sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama modelën e fletës së votimit.
“Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë. Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve“, tha Logu.