Masakër mjedisore është ajo çfarë po ndodh në Memaliaj.
Vetem pak metra larg rrjedhes së lumit Vjosa mbeturinat e depozituara pa kriter në vendin e quajtur Mogile, digjen duke kërcënuar të gjithe zonen, kryesisht banoret e fshatit Vasjar pasi tymi perhapet me shpejtesi duke pushtuar gjithe vendin.
Por jo vetem, pasi kërcënim serioz është dhe per tokat bujqesore në të cilat jane hedhur gjithfarë mbetjesh plastike.
Të indinjuar për këtë krim mjedisor banoret e Vasjarit thone se po perballen me nje situatë alarmante për të cilën përgjegjësit duhet te vihen para drejtesise.
Kjo zonje dhe ky zoteri te dy banore te Vasjarit, tregojne se ne pak kohe i ngordhen 5 lope secilit me te cilen mbanin frymen gjalle ndersa toka bujqesore i eshte pushtuar nga plastika .
“Problemi e kemi me mbeturinat, se kemi token ku kullosim bagëtinë. Na kanë ngordhur 4 lopë. Të merren masa, ose te hiqen ose të grumbullohen ne një vend.
O ti heqin o të bëhet nje rrethim dhe të mos futet as malli.
Unë ka grurin, bukën e gojës, do na digjet. Mua më kanë ngordhur gjithë ato lopë, me atë mall mbajmë femijët”.
Banoret tregojne me tej se autoritetet vendore jane në dijeni të situates por nuk kane marrë asnje mase deri me tani.
Ata kërkojnë ndërhyrje emergjente për të zgjidhur kete situate kritike qe po u kanos jeten.
Inxhinieri i Mjedisit në Bashkine Memaliaj Blenduart Caushi pohon se e njohin problemin por nuk ka asnje denoncim tek autoritetet e policise per rastin ne fjale duke e lene gjendjen te gjenerojë akoma ne shume.
“Bashkia jonë me firmë kontraktore bëhet pastrimi deri tek vendgrumbullimi. Kemi pas njoftime për zjarre autorët nuk dihen pasi firma nuk i vendos zjarret. Nuk dihet kush i vendos zjarret. Nuk është bërë denoncim nga banorët as nga firma, duhet ndjekur situata më konkretisht nga policia, të veprohet sipas ligjit- tha ai.
Agravimi i situatës do te thote kosto te paperfillshme mjedisore ekonomike si edhe njerezore ne shendetin e banorëve.