Gjermania është tronditur nga dy sulme me armë, që kanë rezultuar fatale për 10 persona, 8 prej të cilëve u vranë në mes qyteteve, dhe më pas janë gjetur dhe dy të tjerë të pajetë, mes tyre dhe autori i dyshuar për ngjarjen.
Mësohet se sulmi i parë i bërë në një shisha bar ku mbetën të vdekur 3 persona ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa sulmi tjetër është shënuar në lagjen Keselshtadt ku u vranë edhe 5 persona të tjerë duke e çuar bilancin në 8 viktima.
Pak orë më vonë policia deklaron se ka gjetur të vdekur dhe autorin e ngjarjes, së bashku me një trup tjetër që është ende i paidentifikuar.
Zyrtarët gjermanë nuk kanë dhënë detaje lidhur me shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, dhe as mbi mënyrën sesi autori i dha fund jetës së tij.
Po ashtu nuk dihet ende nëse autori ka pasur njohje me 9 viktimat që shkaktoi.
Ky sulm vjen vetëm 4 ditë pas një sulmi të ndodhur në Berlin ku mbeti i vrarë një person.
(E.K/Faxweb.al)