Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje emigrantesh shqiptare sot në Itali.
VareseNews bën të ditur se pasditen e sotme rreth orës 16:30 minuta, një grua 52 vjeçe është qëlluar për vdekje me thikë nga burri i saj.
Krimi ka ndodhur në Varese. Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Diana Vrapi Koni, 52 vjeçe, ndërsa në pranga është vendosur burri i saj, Muhamed Vrapi, 62 vjeç. Ky i fundit mësohet se e ka pranuar krimin.
Mjeku ligjor ka bërë të ditur se gruaja ishte qëlluar 15 herë me thikë. Çifti kishte vite në Itali dhe ishin me pasaportë italiane dhe prindër të 3 fëmijëve.
Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të rëndë. (M.D/Shuplaka)