Mbërmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA pasi një person i armatosur ka qëlluar për vdekje 7 persona dhe ka plagosur rëndë 2 të tjerë.
Agresori u qëllua pak pas ngjarjes, nga oficeri që u gjend i pari në vendin e afërsi të shtëpisë ku ndodhi masakra.
7 personat e vdekur nuk janë identifikuar ende dhe nuk dihet lidhja që kishte agresori me viktimat.
Zëdhënësi i Policisë David Tilly është shprehur i habitur nga ngjarja, pasi ka ndodhur në një nga lagjet më të qeta të Dallasit, në Plano. Ende nuk dihen rrethant e sakta të kësaj ngjarjeje. (J.V/Shuplaka)