Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë në një ndërtesë qeveritare në qytetin Virginia Beach të Virxhinias këtë të premte.
Lajmi u konfirmua nga vetë, Shefi i Policisë së Virxhinias James Cervera, i cili në një prenoncim për mediat tha se sulmuesi kishte mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa në aksionin për ndalimin e tij, kishte mbetur i plagosur po ashtu edhe një efektiv policie.
Sipas mediave të huaja, një punonjës i qytetit të Virginia Beach hyri në një ndërtesë komunale të premten pasdite dhe hapi zjarr ndaj kolegëve të tij, ndërkohë që, ende nuk dihen arsyet që e shtyn personin të kryente masakrën.
Gjatë një konference për shtyp mbrëmjen e së premtes kryetari i bashkisë Robert M. Dyer, e ka cilësuar ditën e djeshme si “dita më shkatërruese në historinë e Virginia Beach” , kjo sepse sipas tij “viktimat e sulmit ishin miqtë, bashkëpunëtorët, fqinjët, kolegët e tyre”.
Për ngjarjen, po ashtu kanë reaguar edhe Senatori i Virxhinias apo edhe këngëtari Pharell Williams.
Senatorit Tim Kaine në një postim në Twitter shkroi se ndihej i shkatërruar nga lajmi ndërsa lutjet e tij shkonin me familiarët e tyre: “Zemra ime është me të gjithë ata që kanë humbur një të dashur dhe unë po falem për një shërim të shpejtë për të gjithë ata që janë plagosur.”
Këngëtari Pharell Ëilliams u shpreh se: “Ne po lutemi për qytetin tonë, jetën e humbur, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit. Ne jemi të qëndrueshëm, jo vetëm që do ta superojmë një gjë të tillë, por edhe do dalim më të fortë nga kjo sikurse bëjmë gjithnjë.”