18:36 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Masakra e 2 Prillit, Kërpaçi ia thotë në sy Ruçit: S’është faji ynë zoti kryetar që të gjithë brezat që vinë ju gjejnë juve këtu

12:54 | 28/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masakra e 2 Prillit, Kërpaçi ia thotë në sy Ruçit: S’është faji ynë zoti kryetar që të gjithë brezat që vinë ju gjejnë juve këtu

Në ka një të mirë seanca e sotme parlamentare, ajo është padyshim prania e deputeteve të reja në Kuvend. Të reja në përvojë por edhe të reja në moshë, duke përfaqësuar në këtë mënyrë një pjesë të mirë të rinisë shqiptare.

Pas debatit të deputetes shkodrane Izmira Ulqinaku me kreun e Kuvendit Ruçi, ku ky i fundit i kujtonte se në ’91 ka qenë një vjeç, debatet kanë pasuar.

Floida Kërpaçi deputetja e LSI-së i ka kujtuar Ruçit se nuk është faji i të rinjve që ai gjendet aty edhe pas 27-vitesh.

“Nuk është faji ynë zoti kryetar që të gjithë brezat që vinë ju gjejnë juve këtu. Të nderuar kolegë në 27 vite tranzicion vendi ynë vijon që të jetë në kërkim të vetes. Edhe pse një vend me popullsi të re, qeveria bën akoma politika të vjetra”, deklaroi ndër të tjera Kërpaçi.

Deputetja e LSI-së vijoi më tej duke thënë se shpresa e vetme e shqiptarëve mbetet që të largohen nga vendi, duke përmendur faktin se vetëm për llotarinë amerikane aplikojnë mijëra njerëz.  

FJALA E PLOTË

Kjo e sotmja eshte hera ime e dyte qe mbaj fjale ne kete foltore te perfaqesimit te interest me te mire te qytetareve e te vendit tone, dhe e kam te pamundur si deputete e re e ketij parlamenti te mos shprehem per veprimin antikushtetues te bllokimit te fjales se lire ne kete Kuvend.

Ky Kuvend i takon qytetareve! Nga kjo e sotmja nuk eshte vetem nje atentat ndaj medias dhe fjales se lire te deputeteve, por kjo eshte nje tentative per te rivendosur ne Shqiperi nje sistem ku ka vetem nje burim te centralizuar informacioni.

Por per aq kohe sa ju i bllokoni me dhune fizike fjalen nje 18 vjecari te votoje per LSI, nuk mund te pres qe te lejoni perfaqesuesit e popullit te shprehin bindjet e tyre. Dhe ketu dua ti dal ne krahe deputetes te partise Demokratike, qe ishte 1 vjec ne ’91 dhe 2 vjec ne ’92, por nuk eshte faji yne qe te gjithe brezat qe vijne, ju gjejne ju ketu.

Ndaj z. Kryetar i kuvendit, edhe pse jeni nga e njejta parti me kryeministrin regjizor te televizionit te tij privat, ju rikujtoj si deputete e parlamentit se ju jeni ketu per te perfaqesuar pushtetin legjislativ, jo per te qene nje vegel e kryeministrit per te shtrire pushtetin e tij edhe ne zyren tuaj, ne funksionimin dhe pavaresine e Parlamentit te Shqiperise.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deputetja e lsifjala ne kuvendfloida kerpacigramoz ruciKuvend
Pas

U arratis 5 muaj më parë nga komisariati i Shkodrës, arrestohet 24-vjeçari

Para

Spahia e ka kundërshtuar fort zgjedhjen e Ruçit, kryeparlamentari çudit me vlerësimin për të

Para
Spahia e ka kundërshtuar fort zgjedhjen e Ruçit, kryeparlamentari çudit me vlerësimin për të

Spahia e ka kundërshtuar fort zgjedhjen e Ruçit, kryeparlamentari çudit me vlerësimin për të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

E frikshme në Sarandë! Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë

Silvio Gonzato në takim me prokurorët e Prokurorisë Fier dhe SPAK, diskutime rreth procesit zgjedhor të votimit

Mbyllet etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri! Çiklisti danez arrin fitoren e dytë në Vlorë

Konflikt brenda qendrës së votimit në Paskuqan, kërkohet ndërhyrja e policisë

Aksident në aksin Korçë–Pogradec, babë e bijë përfundojnë në spital

Giro d’Italia nuk shtyn orarin e votimin në Vlorë/ Komisioni rregullator rrëzon kërkesën e PS

KQZ përditëson të dhënat! Deri në orën 17:00, votuan 38.75 përqind e zgjedhësve

Aksident në aksin Korçë-Pogradec: Mjeti del nga rruga, dy të plagosur në Pirg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.