Atentati i mbrëmjes të së premtes, ku humbi jetën Klinsman Peçi dhe mbeti i plagosur Ylli Brahumi, po hetohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy apo më shumë personave në kuadër të grupit kriminal.
Hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje ku kanë dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar. Sipas të dhënave paraprake hetuesit kanë dalë në përfundim se autorët janë ndihmuar edhe nga një informator, i cili jepte informacione mbi lëvizjet e viktimës dhe të plagosurit. Hakmarrja për shkak të përplasjes mes grupeve kriminale, është pista ku janë përqëndruar hetimet. Për nga mënyra e ekzekutimit, hetuesit kanë dalë në përfundim se është e njëjta dorë që la të vdekur tre të rinjtë tek mbikalimi i Kamzës tre ditë më parë.
“Nisur nga gëzhojat e shumta që u gjetën në vendin e ngjarjes, të dy personat mund të kenë qenë objektiv të këtij atentati, pasi të dy ata kishin lidhje shoqërore të ngushta mes tyre”, tha per Fax News një nga hetuesit, pjesë e grupit hetimor. Gjithashtu nisur nga mënyra sesi Brahimi e Peçi janë qëlluar , hetuesit e lidhin ngjarjen me atë të një jave më parë, pasi personat jo vetëm kanë njohje e njihen si krah i Ervis Martinajt, por ndaj tyre është qëlluar me urrejtje. Për këtë hetuesit kanë dyshime se të dy krimet që tronditën vendin dyshohet se mund të jenë kryer nga e njëjta dorë.
Preçi, 28 vjeç dhe Brahimi, 46 vjeç sapo kishin zbritur nga makina e tyre blinduar “Land Chrysler”, me targa të Shkupit, ne sheshpushimin e pallatit të tyre, por papritmas u përballen me breshëri plumbash nga dy persona të maskuar, plumba që 28-vjeçarit i morën jetën. Ndërkohë që kamerat e sigurisë të vendosura në pallatin e objektivave kanë kapur të gjithë dinamikën e ngjarjes. Këto kamera janë dhe shpresa e vetme e hetuesve për indentifikimin e autorëve.