18:04 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masakra e Kozares, Gjykata vendos burg përjetë për Luan Marrën. Vrau vëllanë, nusen dhe fëmijën e tyre

12:22 | 12/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masakra e Kozares, Gjykata vendos burg përjetë për Luan Marrën. Vrau vëllanë, nusen dhe fëmijën e tyre

Gjykata e Rrethit të Beratit ka shpallur fajtor dhe dënon me burgim të përjetshem Luan Marrën për veprat penale: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëëmbajtje pa leje”.

Vendimi është dhënë mesditen e sotme nga kryesuesja e trupit gjykues Rudina Palloi.

Kujtojmë se Luan Marra është i njohur për masakrën e ndodhur rreth 12 vite më parë në fshatin Kozare.

Luan Marra u arrestua dhe u dënua me akuzën për vrasjen e vëllait të tij, Shpëtim Marës, si dhe ekzekutimin e kunatës Flories (e cila ishte shtatzënë në kohën kur ndodhi krimi). Luan Mara u akuzua se vrau edhe djalit 2- vjeçar të viktimave, Artiol Mara.

Dy herë me radhë, Luan Mara është dënuar me burg të përjetshëm, por në të dyja rastet Kushtetuesja e ka rikthyer çështjen për gjykim nga e para.

Ngjarja në fjalë ka tronditur jo pak opinionin publik në qytetin e Beratit dhe jo vetëm. Dyshimi mbi të cilin u bazua fajësia e tij kishte të bënte në lidhje me një marrëdhënie të mundshme mes tij dhe gruas së vëllait dhe se shtatzania e Flories ishte pasojë e kësaj marrëdhënieje.

Analiza e ADN-së së fetusit dhe e Artiolit të vogël vërteton se babai në të dy rastet është Shpëtim Marra dhe jo Luani. Madje familja Marra nuk ka dyshuar kurrë te ky i fundit për një arsye shumë të thjeshtë

‘’Ishim të gjithë në shtëpi dhe po shikonim televizor së bashku me Luanin në orën kur ka ndodhur vrasja. Luani nuk është autori i vrasjes dhe për këtë jemi të bindur. Autorët janë të tjerë dhe ata janë të lirë. Policia i di shumë mirë dhe i ka në dosje”, shprehet një i anëtar i familjes Marra kohë më parë për mediat.

(E.K/FAXWEB)

 

Pas

Misioni i punësimit, Rama humor me të rinjtë, i pyet për rrogat: Ehe, prandaj se tregon ti se e ke …

Para

U ndanë para martesës? Si qëndron e vërteta për çiftin shqiptar (FOTO)

Para
U ndanë para martesës? Si qëndron e vërteta për çiftin shqiptar (FOTO)

U ndanë para martesës? Si qëndron e vërteta për çiftin shqiptar (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me përfaqësuesin e ICITAP-it amerikan

Arrestime dhe bastisje të grupi të dyshuar terrorist

52 vjet nga revolta e Spaçit, ish-të dënuarit kujtojnë ferrin

Këshilli i Sigurimit të OKB deklaratë të përbashkët: Izraeli të heqë bllokadën dhe të lejojë ndihmat humanitare

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

Kapet me 4.5 kg kokainë dhe armë/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro

GJKKO konfiskon 5 pasuri të Indrit Veizit dhe liron nga sekuestro 4 të tjera! Rrëzon pjesërisht kërkesën e SPAK-ut

Kufizohet kredia për qytetarët për blerje banese, vendimi i Bankës së Shqipërisë publikohet në fletoren zyrtare

Për herë të parë në Spanjë! Gjykata jep vendimin e paprecedentë, 5 tifozë dënohen për racizëm ndaj Viniciusit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.