3 vëllezër që janë dënuar për masakrën e Peshkopisë të ndodhur në vitin 2012 janë futur në grevë urie në burgun e Burrelit.
Sokol, Bardhok dhe Anton Permarkaj, nuk kanë pranuar as të hanë dhe as të pijnë pas një përplasje që kanë pasur me drejtuesit e burgut, ku pretendojnë se u janë mohuar të drejtat dhe u janë fshehur dokumentet.
Sokol dhe Anton Përmakajn, janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Bardhok Përmakajn me 22 vjet burg. Po ashtu, gjykata ka vendosur edhe për kushuririn e tyre, Fran Përmakaj, me 24 vjet burg.
Katër Përmakajt janë konsideruar autorë të masakrës së Qelzës në Pukë, masakër që ndodhi më 29 qershor të 2012-ës, ku mbeten të vrarë dy vëllezërit Markaj dhe u plagosën dy gra dhe një fëmijë.
Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të vrarë nga breshëria e plumbave Paulin dhe Hilë Markaj, ndërsa u plagosën rëndë: Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj (nipi i Paulinit).
Masakra e Qelzës ndodhi për shkak të një toke, që përshkonte tokën e familjes Permakaj dhe u bë burim konfliktesh. Katër Përmakajt iu zunë pritë dy vëllezërve Markaj kur ata po udhëtonin sëbashku me familjet e tyre më një autobus.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post