08:51 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masakra e Reçakut, Thaçi i zhgënjyer nga ndërkombëtarët: Kanë heshtur, Serbia të kërkojë falje

19:05 | 10/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masakra e Reçakut, Thaçi i zhgënjyer nga ndërkombëtarët: Kanë heshtur, Serbia të kërkojë falje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i zhgënjyer me qëndrimin që ndërkombëtarët kanë mbajtur për masakrën e Reçakut. Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Thaçi vizitoi fshatin Reçak në Prishtinë, ku 20 vjet më parë forcat serbe iu morën jetën 45 civilëve shqiptarë.

Gjatë kësaj vizite, Thaçi tha për mediat se ndërkombëtarët po heshtin për këtë masakër. Ai i kërkoi Serbisë të marrë përgjegjësitë dhe të kërkojë falje.

“E ardhmja ndërtohet vetëm duke pranuar përgjegjësinë e në të njëjtën kohë duke kërkuar falje lidershipi i Serbisë për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës.

Për fat të keq duhet të them me zhgënjim se edhe heshtja ndërkombëtare dhe mos vizita e tyre, sidomos këtu në Reçak, që është, e theksoj, pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë, ia ka hapur gojën dhe e ka amnistuar në një formë a formën tjetër lidershipin aktual të Serbisë, që të pretendojë me krenari të mohojë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë”, tha presidenti Hashim Thaçi.

Ndërsa në rrjetin social “Facebook”, Thaçi bëri një postim po për të njëjtën çështje, ku shtoi se e ardhmja nuk mund të ndërtohet nëse nuk ka drejtësi për viktimat.

“E ardhmja nuk mund ndërtohet duke i mohuar krimet dhe duke i etiketuar apo fyer civilët e vrarë, por ndërtohet duke e pranuar përgjegjësinë, kërkuar falje dhe vendosur drejtësi.

Rajoni ynë mund ta arrijë pajtimin dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë vetëm duke u ballafaquar me të kaluarën e hidhur dhe duke siguruar drejtësi për viktimat!”, tha Hashim Thaçi.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: Hashim Thacimasakra e recakut
Pas

“Tradhtia shlyhet me vdekje”/Si u gjet me fytin e prerë me thikë e reja shqiptare në Angli

Para

“Po ti ku punon?”, Rama ngelet pa fjalë nga përgjigja e hidhur e vëllait të Sajmir Grekut

Para
“Po ti ku punon?”, Rama ngelet pa fjalë nga përgjigja e hidhur e vëllait të Sajmir Grekut

“Po ti ku punon?”, Rama ngelet pa fjalë nga përgjigja e hidhur e vëllait të Sajmir Grekut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.