10:25 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masakra e Selenicës, Ritvan Zykaj del për herë të parë para gjyqit. Dëshmojnë të afërmit

14:39 | 04/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masakra e Selenicës, Ritvan Zykaj del për herë të parë para gjyqit. Dëshmojnë të afërmit

Seanca e radhës gjyqësore në gjykatën e Vlorës për autorin e masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj, do të zhvillohet në datë 16 prill ku ai do të përballet për herë të parë me trupën gjykuese dhe provat e mbledhura nga prokuroria.

Gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj raporton se seanca do të ndalet në marrjen në pyetje të familjarëve të viktimave, por që njëkohësisht janë edhe të afërm të Zykajt.

Prokurori i çështjes Saimir Smaka ka konfirmuar se dosja tashmë i ka kaluar prej pak muajve gjykatës së Faktit Vlorë, pas mbledhjes së dokumentaconit, informacioneve dhe provave të mjaftueshme nga prokuroria, ndërsa janë zhvilluar deri më tani dy seanca paraprake, por pa praninë e autorit të masakrës, i cili vijon të mbahet i izoluar në dhomat e paraburgimit të Vlorës.

Aktualisht Ritvan Zykajt i është caktuar avokat nga shteti kryesisht, ndërsa në datë 16 prill do të jetë edhe seanca e parë, ku do të pyetën dëshmitarët për ngjarjen e rëndë të ndodhur në datë 10 gusht në fshatin Resulaj të Selenicës. Dëshmitarët janë të afërm të viktimave, por edhe të autorit, ndërsa do të merren nga gjykata informacione edhe rreth dinamikës së ngjarjes, apo edhe ndonjë detaj më shumë, pavarësisht faktit se tashmë nga të afërmit deklaratat janë marrë dhe në polici.

Aktualisht janë vetëm një pjesë e të afërmve, ndërsa sipas informacioneve mësohet se një pjesë e tyre, pas tragjedisë së rëndë, janë larguar jashtë vendit. Pak kohë më parë, pak më shumë se një muaj, prokuroria e Vlorës konfirmoi se do të kerkohet burgim i perjetshëm për Zykajn, ndërsa pretenca do të jepet në seancat e rradhës në Gjykatën e Faktit në Vlorë, kjo edhe pas pyetjes së deshmitarëve.

Fakti që kemi të bëjmë me 8 viktima dhe që autori nuk ka shfaqur pendesë, konfirmon edhe një herë kërkesën e prokurorisë së Vlorës.

Masakra e Selenicës
Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 gusht në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri 8 persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit). Në deklaratat e tij të para autori i masakrës ka deklaruar se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave.

Etiketa: deshmojne te afermitgjyqimasakra e selenicesRitvan Zykaj
Pas

”Ta themi troç oficerët gjyqësorë janë sekserë”, Xhafaj deklaratë të fortë. Braho: Me dy këmbë të hapura…

Para

Morën pjesë në protestën e opozitës, gjykata lë në burg 5 protestuesit (Emrat)

Para
Morën pjesë në protestën e opozitës, gjykata lë në burg 5 protestuesit (Emrat)

Morën pjesë në protestën e opozitës, gjykata lë në burg 5 protestuesit (Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

E rëndë në Korçë! Ishte zhdukur prej 6 ditësh, gjendet i vetëvarur 20-vjeçari

Austri/ Masakra me armë zjarri në një shkollë në Graz, mijëra qytetarë ndezin qirinj për jetët e humbura

Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drogërave të forta në Shëngjin, prangosen dy të rinj nga Kosova dhe një francez

Fier/ Shpërndante heroinë në doza, përfundon në pranga 53-vjeçari

Shkodër/ 19-vjeçari kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve intensive

Tarifat doganore, marrëveshje paraprake midis Uashingtonit dhe Pekinit! Gjykata e Apelit i lë në fuqi

FOTOT/ E rëndë në Francë! Nxënësi 14-vjeçar vret për vdekje asistenten e mësueses pranë shkollës, si ndodhi krimi

Dhuna në Los Angeles, vendoset gjendja e shtetrrethimit në qendër

SHBA-ja dhe Kina bien dakord për ‘kornizën’ tregtare pas bisedimeve në Londër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.