08:26 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masakra mjedisore në Butrint/ Arrestohen dy zyrtarë të Zonave të Mbrojtura në Vlorë, nisin hetimet për tre të tjerë

20:01 | 07/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masakra mjedisore në Butrint/ Arrestohen dy zyrtarë të Zonave të Mbrojtura në Vlorë, nisin hetimet për tre të tjerë

Dy zyrtarë pranë Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Vlorë janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë procedura penalisht në gjendje të lirë, pasi kanë shpërdoruar detyrën, për hedhjen e inerteve në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

Policia bën me dije se këta persona nëpërmjet mosveprimit, kanë shpërdoruar detyrën, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sepse në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i Policisë: 

Sarandë/ Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 shtetas, për shpërdorim të detyrës.

Procedohen penalisht 3 zyrtarë të tjerë, për të njëjtën vepër penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bënë ndalimin e shtetasve:

-Ç. A., 62 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon zonën e Butrintit;
-S. Xh., 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin.

Për këta shtetas, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në kohë të ndryshme, janë konstatuar raste të hedhjes së inerteve dhe të ndërtime të mureve rrethuese, në zonat e mbrojtura të liqenit të Butrintit, të Pemës së Thatë dhe të Lagunës.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:
-N. H., 51 vjec, banues në Vlorë, me detyrë drejtor i ARZM Vlorë (Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura);
-N. C., 38 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit;
-B. K., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor i IVMT-së, bashkia Sarandë.

Këta shtetas nëpërmjet mosveprimit, kanë shpërdoruar detyrën, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sepse në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Sarandës ka referuar materialet në Prokurori dhe më parë, si dhe materialet shtesë, pas investigimit të gazetarëve të emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, të punonjësve të administratës shtetërore dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe garanton qytetarët se është e vendosur për të reaguar menjëherë dhe me profesionalizëm.

Pas

Publikohen formacionet zyrtare, Sylvinho me rrjeshtim ofensiv ndaj çekëve

Para

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie apel 5 vendeve të BE-së: Njihni Kosovën

Para
Ish-ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie apel 5 vendeve të BE-së: Njihni Kosovën

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie apel 5 vendeve të BE-së: Njihni Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Foshnjat e krijuara duke përdorur ADN-në e tre personave lindin pa sëmundje të trashëgueshme

Izraeli godet Damaskun, SHBA: Është rënë dakord për hapa specifikë që i japin fund dhunës në Siri

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

Fotot/ Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

Trump beson se Kina do t’i dënojë me vdekje personat që merren me prodhimin ose shpërndarjen e fentanilit

Trump: Indonezia do të paguajë tarifa prej 19% dhe do të blejë 50 avionë Boeing sipas marrëveshjes tregtare

Parlamenti i Ukrainës mbështet dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.