Perfekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari ka folur për Fax News mbi ndërtimin e HEC-eve në Kanionin e Llëngës, është shprehur se është në dijeni të ndërtimit të HEC-eve. Prefekti Spirollari shprehet se ka konstatuar shkelje pasi në kontratën e ndërtimit të HEC-eve ata nuk kanë respektuar kontratat. Spirollari shprehet se leja e HEC-it ka një kontratë që ruan gjallesat, do të kërkohen kontrata mjedisore për ndërtimin e HEC-eve.
“Gjatë dhënies së lejes për të ndërtuar HEC-et ka një kontratë dhe ndërtuesit duhet ta zbatojnë atë, pasi në kontratë thuhet se duhet të respektohet për të mos prishur ekuilibrin e gjallesave.
Duhet të jenë edhe vetë të ndërgjegjshëm, nëse ndërtuesit nuk kanë leje mjedisore kushdo që ka shkelur ligjin do t’i shkojmë deri në fund.
Nëse ne mund të bashkëpunojmë institucionalisht duke përfshirë edhe median e cila është kaq e ndjeshme, duhet të parandalojmë këtë masakër.
Masa e parë që ne do të marrim është rikuperimi i rrugës ‘Egnatia’, lënia e ujit të qetë që të vazhdojë të rrjedhë në mënyrë që të mos zhduken gjallesat, në intervistën e fundit do t’ju them se çfarë kemi arritur”-u shpreh Spirollari.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/275835206651798/