Situata nga plehrat në qytetin e Durrësit vijon të jetë alarmante, pasi prej disa ditësh tashmë, banorët e qytetit bregdetar po vuajnë pasojat e neglizhencës së Bashkisë, për marrjen e masave për menaxhimin e mbetjeve urbane, duke shkaktuar kështu një masakër mjedisore dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre.
Ajo që të bie në sy është fakti se Bashkia e Durrësit nuk ka nxjerrë asnjë edhe një qindarkë nga xhepi për menaxhimin e mbetjeve në qytet, pasi mësohet se ka qenë kompania ‘Integrated Energy’, e cila prej mëse një viti tashmë ofron shërbim falas për këtë institucion, por megjithatë është kjo kompani, e cila po i shtrin sërish dorën bashkisë, duke bërë me dije se do vijojë të ofrojë të njëjtin shërbim pa pagesë deri më 15 korrik.
Me këtë ‘ndihmë’, tashmë Bashkia ka një afat për dërgimin e mbeturinave në këtë vendgrumbullim deri më 15 korrik, ndërsa pas kësaj date ky institucion duhet të marrë masa për zgjidhjen e situatës.