Është zhvilluar këtë të hënë gjyqi përfundimtar nga Gjykata e Matit për vrasësin e trefishtë me 11 Tetor të vitit të kaluar në fshatin Shëlli të Matit.
Mësohet se gjykata ka pranuar dënimin e kërkuat nga prokurori i çështjes Abaz Muça me burgim të përjetshëm për të akuzuarin Kujtim Koxha.
Me 11 Tetor të vitit të kaluar, shtetasi Kujtim Koxha, vrau me breshëri automatiku 2 punëtor të Bashkisë Mat dhe një banorë të fshatit Shëlli.
Nga të shtënat e automatikut mbetën të vdekur Erzen Aliaj, Mentor Hoxha dhe Hamit Buci.
Konflikti ndodhi për arsye pronash, Ku Koxhaj është larguar drejt banesës për të marrë armën dhe më pas ka shkaktuar një masakër të vërtetë në lokalin ku punonjësit e Bashkisë ishin duke ngrënë drekën.
(E.K/Faxweb.al)