03:28 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masakra në ish-Bllok, lirohet nga burgu Eljon Hato

16:21 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masakra në ish-Bllok, lirohet nga burgu Eljon Hato

Është liruar nga burgu Eljon Hato, i cili mbeti i plagosur pas përplasjes me armë në një lokal në ish Bllok, ku një person mbeti i vdekur.(Lexo këtu)

Fax Web mëson se Hato është liruar dhe do të vuajë masën “arrest shtëpie” pasi është gjysëm i paralizuar dhe dënimin do ta shlyejë me anë të pagesave në para.

Eljon Hato ishte akuzuar nga prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë për ngjarjen e ndodhur në një lokal në ish-bllok.

Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti midis grupit të Ervis Martinajt (Eljon Hato dhe Fabjol Gaxha) me Ervin Matën dhe Mervjol Bilon, në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut, u qëllua me armë zjarri, dhe si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabjol Gaxha, dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës)dhe Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës).

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit).

Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

Etiketa: eljon hatoErvis Martinaj
Pas

Blindohet nga Policia godina e Kuvendit, nisen nga rrethet protestuesit (FOTO)

Para

Nuk përmbahet Fino me lavde ndaj Ramës: Opozita do të luajë, por s’do që ne të fusim në fushë “Ronaldon”

Para
Nuk përmbahet Fino me lavde ndaj Ramës: Opozita do të luajë, por s’do që ne të fusim në fushë “Ronaldon”

Nuk përmbahet Fino me lavde ndaj Ramës: Opozita do të luajë, por s’do që ne të fusim në fushë “Ronaldon”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.