Masakra mjedisore në zonën e Pezë Helmes duket se ditën e sotme i ka kaluar kufijtë.
Sasia e madhe e ndotjes në lumin Erzen ka bërë që të gjitha gjallesat të dalin në sipërfaqe të ngordhura.
Për FaxNews kryeplaku i fshatit është shprehur i shqetësuar për situatën dhe ndotjen e lartë të lumit.
Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që uji i lumit Erzen ndryshon ngjyrë për rreth 2 orë gjatë ditës.
Dyshimet e para lidhen me landfillin e Sharrës, por ende nuk është gjendur burimi I kësaj ndotje.
Një shqetësim i ngritur nga ana e kryeplakut por dhe e banorëve njëkohësisht, është dhe fakti se ujë I lumit përdoret prej tyre në vaditje të të mjellave apo dhe nga bagëtitë.
“Sipas të dhënave mendohet që të jenë rezervuaret e landfillit e Sharrës. Por këtë gjë të sakt nuk e kemi. Kjo nuk është hera e parë që ndodhë diçka të tillë. Është një maskaradë e madhe e gjithë kjo. Egjithë kjo është helm igjallë, sepse në këtë lum pijnë ujë bagëtitë, e përdorim për vaditjen e produkteve që konsumojm vetë. Në këtë lum sot kanë ngordhur dhe peshqit. Lumi ka ndryshuar ngjyerë për rreth dy orë nga helmi i hedhur.
Për këtë zonë nuk ka rënë mendja kujt që të vijë dhe të shikoj situatën. Neve po na dënojnë me gjobë kur hedhim një qese plastike, por për këtë ndotje kush mban përgjegjësi.
Ne nuk e dim nga vjen e gjithë kjo ndotje por është situata e rëndë. “- u shpreh kryeplaku i zonës.
Kujtojmë se problemi me ndotjen nga landfilli është ngritur dhe më herët nga ana e banorëve, po deri më tani nuk është marrë asnjë masë.
Tirana prodhon zyrtarisht 700 tonë mbeturina në ditë. Pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve trajtohen në Landfillin e Sharrës, në dalje të Kombinati, ku çdo ditë dhjetëra kamionë me plehra shkarkohen në këtë vend-trajtim të mbetjeve.
(S.A/FAXWEB.AL)
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/805366709846869/
Discussion about this post