Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar mbrëmjen e kaluar familjet e 3 viktimave në Mat, të cilët humbën jetën në krye të detyrës, pasi Kujtim Koxha, hapi zjarr ndaj tyre teksa po hanin drekë.
Po ashtu kryedemokrati vizitoi edhe të plagosurin që ndodhet në spitalin e Burrelit, Astrit Hani, ndërsa pasi doli nga spitali ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.
I pyetur nga gazetarët nëse duhet të ekzistojë dënimi me vdekje në Shqipëri, Basha u shpreh se ky vendim i përket popullit, por kur PD të vijë në pushtet do bëjë referendum mbi ketë çështje.
Me gjithë këto ngjarje që po ndodhin a duhet të jetë dënimi me vdekje?
Basha: Kjo është një çështje që i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje tja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.
Kujtojmë se si traktate europiane ashtu edhe ndërkombëtare parashikojnë heqjen e dënimit me vdekje në kohë paqeje dhe madje në kohë lufte. Protokolli Nr. 6 I KEDNJ i trupëzon qartë standarded europiane, duke parashikuar heqjen e dënimit me vdekje në kohe paqeje.
Në nivel ndërkombëtar, Protokolli i Dytë Fakultativ i Konventës për të Drejtat Civile dhe Politike parashikon heqjen e plotë të dënimit me vdekje, por u lejon shteteve palë të mbajnë dënimin me vdekje në kohë lufte në se ato shprehin një rezervë për këtë qëllim në kohën e ratifikimit ose kur bëhen palë në Protokoll. Këshilli i Europës tani është duke filluar punën për një protokoll të ri të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke e hequr dënimin me vdekje edhe në kohë lufte. Dënimi me vdekje është një shkelje e hapur e së drejtës për jetën të pranuar ndërkombëtarisht, si dhe e së drejtës për të mos iu nënshtruar trajtimit mizor, çnjerëzor dhe poshtërues.7 Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (veçanërisht çështja e rëndësishme Soering) tregon se “fenomeni i radhës së vdekjes” nëShtetet e Bashkuara të Amerikës përbën trajtim çnjerëzor dhe poshtërues duke shkelur Nenin 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Mizoria e këtij ndëshkimi nuk është kufizuar në brutalitetin e vetë vrasjes, por gjithashtu në ashpërsinë mendore dhe fizike të pritjes së radhës për ekzekutim. Përveç kësaj, dënimi me vdekje shpesh zbatohet në një mënyrë të padrejtë, arbitrare dhe diskriminuese; ai përdoret jo proporcionalisht kundër të varfërve, pakicave dhe anëtarëve të bashkësive racore, etnike dhe fetare.
Një politikë penale humane dhe morale bën dallim ndërmjet kriminelit dhe krimit dhe kjo është e vetmja politikë me vlerë për një shoqëri demokratike.
(M.Q/Faxweb)