Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Rusinë ku kanë humbur jetën 8 persona dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë në kampusin e universitetit, Perm.
Sipas Komisionit Hetimor Rus, personi i armatosur ishte student në universitet. Independent, raporotn se autori është 18-vjeçari, Timur Bekmansurov. Ky i fundit ka lënë dhe një shënim para sulmit.
“Vendosa për datën, 20 shtator. Ndërsa përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave, përfitimi i këtij është zbatimi i tyre me një plan të detajuar të territorit të universitetit”, mësohet se ka qenë shënimi i autorit të dyshuar të sulmit.
“E urrej veten dhe dua të lëndoj këdo që më pengon. Ndjenja se gjithçka përreth është vetëm një ëndërr nuk zhduket. Unë nuk shoh asnjë arsye për të shkruar diçka tjetër. Ju nuk do të shpëtoheni nga ndalimi i armëve, do të vriteni nga makina, bomba, thika. Njerëz si unë do të shkatërrojnë gjithçka përreth jush” ka shkruar 18-vjeçari.