Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur në lidhje me rastin e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në Shkodër ku mbetën të vrarë tre persona.
Softa tha se duhet të ketë një bashkëpunim midis policisë dhe institucioneve, pasi kjo do të cojë në kapjen ose neutralizimin e autorëve të ngjarjes. Ekonomia e ulët la cuar në rritjen e krimit dhe se qytetarët nuk kanë aspak siguri për jetën e tyre.
Kujtojmë se si pasojë e atentatit të djeshëm humbi jetën shënjestra, Hamza Lici vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati i cili ishte më të në makinë në momentin e atentatit (ndërroi jetë në spital) dhe një qytetare, Flutura Basha, e cila po udhëtonte pranë vendngjarjes me bashkëshortin me një motor.