Dosja e masakrës së ndodhur më 3 Tetor 2016 në fshatin Dajç të Shkodrës, ku Miklovan Parubi me 38 gëzhoja automatiku, ekzekutoi dy persona dhe plagosi katër të tjerë, duket se do të mbyllet me dënim maksimal për autorin. Prokuroria e Shkodres ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mikolvan Parubin dhe 20 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Marçel Shpijati.
Relatori i çështjes në pretencën e prokurorisë, Gjytari Arben Zefi ka dëgjuar kërkesën e prokurorisë, e cila është përfaqësuar nga prokurori i çështjes Vat Staka, ndërkohë që dy autoret e kësaj ngjarje, janë përfaqësuar në gjykate nga avokatët mbrotjës.
Avokati i Parubit, ka kërkuar dënim më të zbutur për klientin e tij, për shkak se vrasja nuk është kryer me paramendim si dhe autori ka pranuar krimin para gjykatës. Parubi mbrëmjen e 3 tetorit, pas një loje pokeri, i ndikuar edhe nga problemet emocionale dhe gjendja e rënduar psikologjike lëshoi një breshëri automatiku mbi personat me të cilët kishte qëndruar gjatë mbrëmjes në tavolinë.
Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të vdekur Arjet Isufi 40 vjeç dhe Gacalil Kopshti 29 vjeç. Ndërsa të plagosurit janë: Viçens Kopshti 26 vjeç, Aleks Prendi 40 vjeç, Ndok Marku 35 vjeç, dhe Kitas Molla 26 vjeç.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post