Ish deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndaj besmimtarëve katoliokë të cilët po kremtonin festën e Pashkës.
Shehu shpreh keqardhje për viktimat dhe përbuzje të ndaj autorëve të kësaj masakre të cilët vranë 150 persona dhe plagosën mbi 400 të tjerë.
“Te gjthe keqardhjen per viktimat e shumta sot ne Siri Lanka, perbuzjen e thelle ndaj terrorizmit e radikalizmit.
Nje krim monstruoz terrorist, mbi bazen e ekstremizmit, radikalizmit, fondamentalizmit, mire i organizuar e i gjere, kete dite te Pashkeve godet jo vetem kristianet, por njerezimin mbare, vlerat tona universale.
Mbi 150 te vrare ne Kisha e hotele te Siri Lankes nga struktura te tilla kriminale, qe perdorin emrin e Zotit e Fese, vecse per qellime nga me te errtat e antinjerezore.
Te tilla ngjarje konfirmojne te verteten, se beteja e madhe per paqe, demokraci, bashkejetese, plurikulture, liri e zhvillim nuk ka perfunduar e eshte akoma e hapur, pavaresisht se shpesh kamuflohet ne forma te ndryshme dhe e keqja tentohet te ofrohet e “sheqerosur”.