GJKKO denon me burg perjete Fran Marashin i cili mori pjese ne masakren e Kuçoves ne Uren Vajgurore ku mbeten te vrare 4 efektive policie dhe u plagosen 6 te tjere me 17 qershor 1997.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Me datë 19.09.2023 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar është paraqitur për gjykim çështja penale në ngarkim të të
pandehurit Fran Marashi”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe
Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 21, datë 10.03.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale
“Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, në formën e
pjesëmarrjes në bandë të armatosur, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (ligji
nr.7895 datë 27.01.1995) dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 10 (dhjetë)
vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale
“Vrasja me dashje”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën
e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 76
i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenet 28 paragrafët 1,
3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 1 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin
e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale
“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës M.K, e kryer në
bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”,
parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe
4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij
me burgim të përjetshëm.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale
“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.Sh, e kryer në
bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”,
parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe
4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij
me burgim të përjetshëm.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale
“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.S, e kryer në
bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”,
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe
4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij
me burgim të përjetshëm.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës
penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës I.B, e kryer
në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së
armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28
paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal
(ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës
penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm
të viktimës Th.T, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit
atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në
lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit
Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet
burgim.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës
penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm
të viktimës Y.Dh, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me
nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji
nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës
penale“Heqja e paligjshme e lirisë”, në dëm të viktimës K.B, e kryer në
bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”,
parashikuar nga neni 110 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995),
në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 pika
“I” të Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me 8 (tetë) vjet
burgim.
10. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, i pandehuri Fran
Marashi, përfundimisht dënohet me një dënim të vetëm me burgim të
përjetshëm.
11. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fran Marashi në një burg të sigurisë
së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË
DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË
PARABURGOSURVE”.
12. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë gjykimit sipas formularit bashkëlidhur t’i
ngarkohen të pandehurit Fran Marashi.
13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 10.03.2025