Dhjetra pushues kanë zgjedhur që të braktisin plazhin e Velipojës, pas përplasjes me armë që ndodhi mbrëmë pas mesnate, ku katër persona u vranë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Pushuesit, që kanë ardhur kryesisht nga Kosova, thanë për mediat se ajo që ndodhi mbrëmë ishte katastrofë, dhe ata kanë zgjedhur të largohen, pasi ndihen të pasigurt për jetën e tyre.
“Kena ardh për qejf. Tërë natën kemi dëgjuar krisma kallashi. Ky është tmer! Kallashi gjithë natën. Jam prej Podujevës në Kosovë, nuk rrihet ishte katastrofë”, është shprehur një prej pushuesve, që është larguar së bashku me familjen e tij.
Të njëjtin veprim kanë zgjedhur që të bëjnë dhe të tjerë pushues, ndërsa kujtojmë se pas sherrit për rërën 4 persona u vranë dhe 2 të tjerë u plagosën.
Viktima nga plumbat e armës kanë ngelur Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myserim Zeneli, ndërsa plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli, që dyshohet edhe se e kanë kryer aktin makabër.
https://www.faxweb.al/nga-dy-te-vrare-per-secilin-grup-si-nisi-perplasja-me-arme-mes-pronareve-te-lokaleve-ne-velipoje-viktime-kujtim-ferracaku-i-vrane-ne-atentat-te-birin-kohe-me-pare/
(E.K/Faxweb.al)