Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 20 Prill, ndodhur në një lokal në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një konflikti të çastit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.
Operacioni i policisë ka sjellë kapjen e 1 prej autorëve të vrasjes si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë.
Si ndodhi ngjarja:
Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e një lokali në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë:
1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant).
2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal).
3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).
Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit:
– Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post