Në kuadër të Plan Veprimit për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme të prodhimit të gurit gëlqeror, pllakator në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Polici në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasit:
– I.L., 42 vjeç, banues në Poliçan;
– B.L., 43 vjeç, banues në Berat;
– C.Q., 41 vjeç, banues në Poliçan;
– A.B., 32 vjeç, banues në Çorovodë.
– S.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.
-J.D, 45 vjeç, banues ne Berat.
-N.Q, 42 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar.
Nga kontrollet e ushtruara, ata janë konstatur duke ushtruar aktivitet minerar në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr, Skrapar. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”. Policia e Beratit do të vazhdojë të marrë masa për të gjithë ata shtetas që shkatërrojnë dhe ndotin mjedisin si dhe zonat e mbrojtura.