01:20 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Masakra që Veliaj po i përgatit Tiranës

16:43 | 27/12/2016
në Te Gjitha
0
Rama i bie nga Viena për të gënjyer

Nga Andi Bushati

Bashkia e Tiranës është futur kokë e këmbë në paligjshmëri për mënyrës se si po mundohet të kalojë planin e ri rregullues të kryeqytetit. Një procedurë, ajo e dy dëgjesave publike kryesore, që duhet të merte sipas ligjit një kohë prej gati 3 muajsh, me paraqitje, diskutime, vërejte, pasqyrim të tyre, po reduktohet vetëm në disa ditë.

Dhe për më tepër, kësaj shkeljeje flagrante të ligjit, po i bashkëngjitet edhe një sjellje prej skuthi, që po synon ta kalojë kushtetutën e re të kryeqytetit në një errësirë të plotë. Jo më kot, dosja voluminoze e planit të ri i’u dha këshilltarëve bashkiakë vetëm dy ditë më parë. Jo më kot, data e diskutimit u la një ditë pas festët së krishlindjeve që për administratën qe pushim. Jo më kot, pa zbatuar asnjë afat, miratimi i këtij akti madhor është planifikuar në 29 dhjetor, kur të gjithë janë të fokusuar tek festa e fundvitit dhe jo tek masakra që po i përgatitet Tiranës.

Në fakt, duket sikur një mendje perverse ka përgatitur gjithçka për ta kryer krimin në ditët kur opinion publik e ka humbur vigjilencën, kur mediat kryesore e kanë ndaluar aktivitetin dhe kur ringjallja e debatit, do të kërkojë ditë të futet në punë.  

Është e vështirë sot të thuash me vërtetësi se ku rrezikohet Tirana nga ky plan. Edhe një specialist i njohur i fushës, si urbanisti dhe këshilltari i opozitës në këshillin bashkiak, Besnik Aliaj, deklaroi se e kishte të pamundur ta dekriptonte këtë plan që u mbajt i fshehtë deri në minutën e fundit, por tani për tani ajo që shqetëson është fakti i diktaturës së urgjencës me të cilën po procedohet me të.

Pse duhej që kjo “kushtetutë” që do të skicojë Tiranën e dy dekadave të ardhshme të mbahej e fshehtë? Pse duhej që ajo të paraqitej tinëzisht? Pse duhej shmangur debati dhe kritikat rreth saj? Pse duhej kaluar në periudhën më të vdekur mediatike? Pse duhej shkelur çdo afat ligjor?

Natyrisht specialistët e fushës do të gjejnë në të ardhmen të gjitha krimet që planifikohen për Tiranën e nesërme.

Por tani për tani, çdokush që e ka ndjekur odisenë e shkatërrimit të kryeqytetit nga bashkëpunimi i oligarkëve që financojnë politikanët me këta të fundit që marrin vendimet, mund ta hamendësojë lehtësisht motivin e këtij konspiracioni.

Prej muajsh në rrethet e ndërtuesve dhe studiove arkitekturore po flitet se ku do ngrihen rokaqiejt e rinj në zemër të Tiranës. Nëpër laptopë dhe smartfonë po qarkullojnë projeketet haluçinante të cilat kanë marrë bekimin e Edi Ramës.

Vëtë kryeministri i cili tashmë ka dhënë me firmën e tij leje për shtatë pallate të reja (në kohë moratorium) u tall disa kohë më parë me ata që kishin fobi kullat.

Të njëjtën logjikë adoptoi më pas edhe Erion Veliaj i cili duke folur për planin e ri urbanistik, theksoi se qyteti do të ndërtohej në lartësi. Logjika e tij e re qe se meqë mungon toka atëherë qyteti duhej ngritur në lartësi.

Por ky është thjeshtë një mashtrim. Sepse problemi me Tiranën nuk është më nëse duhet zënë toka apo duhet zënë qielli?

Ai është një tjetër: A është tejmbushur Tirana dhe a ka vend më të ndërtohet në të ?

Sesa hipokrit dhe i pafytyrë është qëndrimi i ri i Veliajt e tregon edhe një fakt tjetër.

Kur ishe në fushatën elektorale (9 qershor 2015) ish kandidati për bashkinë e Tiranës mbronte tezën  e zero ndërtimeve në Tiranë. Ai tha me gojën plot, e përsëriti disa herë, se Tirana qe e tejmbushur dhe se me firmën e tij nuk do të jepej asnjë leje ndërtimi në perimetrin e Tiranës së vjetër për sa kohë që ai ta drejtonte atë.

Pra, kur kërkonte vota, Erion Veliaj qe i ndërgjegjshëm për njerëzit që po vdesin përditë e më shumë nga ndotja, ai qe i ndjeshëm për renë e smogut që i qëndron kryeqytetit si shpata e Demokleut, ai e dinte se sot kryeqyteti ofron për çdo banor vetëm 1/7 e hapsirës së gjelbër të standartit europian.

Ndërsa tani që ka hipur në karrige ai riflet për beton dhe rokaqiej.

Prandaj me sa duke ai po tenton ta mbajë sa më të heshtur dhe sa më larg vëmendjes, krimin e ri që po i përgatitet Tiranës.

Me siguri që specialistët e mjedisit, urbanistët dhe arkitektët do të gjejnë shumë pika diskutimi kur të njihen gjerësisht me planin e plotë urbanistik dhe kur ta shqyrtojnë atë në detaje.

Por kjo pikë, ajo e plotësimit të ultimatumit të oligarkëve, për të vazhduar betonizimin, që i shkon ndesh asaj që Erion Veliaj i kishte premtuar në fushatë qytetarëve, është arsyeja kryesore se përse bashkia po mëton ta kalojë në heshtje dhe pa bujë, kushtetutën e re të kryeqytetit. 

*Marrë nga Lapsi.al

Etiketa: Andi Bushatiplani urbanistik i Tiranes
Pas

A ka mashtruar Gjiknuri për operacionet e ‘’Bankers’’-it? (FOTOT)

Para

Vazhdojnë operacionet “Mburoja e Eufratit” në Siri, shkatërrohen 158 objektiva të ISIS

Para
Vazhdojnë operacionet “Mburoja e Eufratit” në Siri, shkatërrohen 158 objektiva të ISIS

Vazhdojnë operacionet "Mburoja e Eufratit" në Siri, shkatërrohen 158 objektiva të ISIS

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.