Është dënuar me 30 vite burg shqiptari Fitim Koldashi, i akuzuar per vrasjen e 22-vjeçarit Manuel Spinellit në qershor të vitit që lamë pas në klubin e quajtur Alba Adriatica, në Teramo të Italisë.
Gjykata e Teramos në Itali dha këtë vendim në pranin e të afërmëve të viktimës ditën e sotme të cilët ishin shfaqur në gjjykatë me parrulla solidariteti si dhe kërkesën për drejtësi për të afërimin e tyre, shkruajnë mediat italiane.
Spionelli u vra në 20 qershor të 2017-ës nga 27-vjeçari shqiptar pas një sherri të ndodhur mes tyre, ku ky i fundit e e ka goditur me thikë në fytyrë dhe zemër.
Viktima atë ditë ndodhej për një darkë më miqtë e tij, ku kaloi afër zonës shqiptari, ndaloi makinën dhe pas një debati e qëlloi me thikë Manuel Spinellin.
Koldashi është justifikuar gjithmonë me faktin se ka nxjerrë thikën, i cili e mbante me vetë, për t’u mbrojtur prej viktimës, pasi ky i fundit e kishte provokuar.
(E.V/Faxweb.al)