Mjeku Erion Dasho i cili jeton dhe punon në Gjermani në një lidhje me Skype në televizionin Fax News tregoi se si është gjendur në Shqipëri në këtë situatë pandemie globale.
Ai tregoi se i është përgjigjur thirrjes së qeverisë shqiptare dhe minisrisë së shëndetësisë për tiu bashkuar stafit mjekësor në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë.
Dasho foli gjithashtu edhe për masat që po merr qeveria shqipatare në lidhje me këtë fenomen global duke e krahasuar vendin tonë me disa vende të zhvilluara.
Sipas tij vendi ynë edhe pse me gjithë këto problematika që ka arriti deri diku që të marrë masat e nevojshme ndoshta edhe më mirë se disa vende të zhvilluara, dhe kjo në dy aspekte atë të parandalimit dhe të kurimit.
Sa i përket distancimit social mjeku Dasho tha se kjo gjë nuk mund të vazhdojë gjatë pasi ka edhe pasoja të tjera jetësore duke përmendur edhe fusha të tjera të jetës.
Virusi në fjalë tha mjeku është akoma i panjohur dhe si i tillë nuk është arritur të thuhet akoma asgjë rreth tij edhe pse eksperienca të tilla ka pasur por nuk i ngjan rasti rasti tha ndër të tjera mjeku Erion Dasho.
https://www.facebook.com/taulajm.eu/videos/2499498626966243/?t=14
Discussion about this post