Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, Duma, e kontrolluar nga Kremlini miratoi dy ligje që kufizojnë kritikat në internet ndaj qeverisë ruse dhe autorizojnë dënimet me burgim, ose me gjoba ndaj personave që publikojnë informacione të pasakta për qeverinë.
Duma ruse i miratoi ligjet të enjten dhe ato pritet të miratohen me shpejtësi në dhomën e lartë të Parlamentit dhe paskësaj do t’i dërgohen për t’u nënshkruar në ligj, Presidentit Vladimir Putin.
Ligji kërkon që personat e gjetur fajtorë për publikimin e materialeve të papëlqyeshme që tregojnë “mungesë respekti për shoqërinë, shtetin dhe simbolet shtetërore të Federatës Ruse” dhe zyrtarët e qeverisë, ndëshkohen me ligj. Personat që e përsërisin këtë shkelje dënohen deri me 15 ditë në burg.
Kritikë të Kermlinit e shohin këtë ligj si pjesë të një përpjekjeje më të gjerë të Kremlinit për të shtypur kritikën dhe për të forcuar kontrollin.
Televisionet, radiot and dhe mediat e printuara tashmë janë pre e ndëshkimeve për përphapjen e informacioneve të rreme. Ligji i miratuar nga Dhoma e Ulët e Parlamentit rus vë në shënjestër individë dhe media në internet. /VOA
Discussion about this post