Kryetari i Partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima gjatë një lidhje më Skype për Fax News foli mbi masat ekonomike që po merr qeveria në lidhje me situatën pandemike që po kalon vendi.
Sipas tij vendimet e kësaj qeverie për masa lehtësuese ekonomike janë jashtë kompetencave të saj pasi janë marrëdhënie mes privatit.
Ai tha “se kjo qeveri po u shërben 20 kompanive të priviligjuaa të saj me PPP dhe pezullimi e këtyre kontratatve do ta ndihmonte ekonominë e vendit dhe shteti nuk do kishte humbje.
Duhet që të ruajmë konsumin dhe të ndihmojmë familjet duke u paguar pagën minimale të tyre.
Duhet të injektohet me para cash kompanitë që të kenë mundësi që të dalin nga kjo krizë dhe jo të mjaftohet duke hyrë garant për kredi.
I pyetur nëse do të ishte në krye të qeverisë ai tha se “përveç distancimit social do formuloja gjithçka dhe do kisha bashkëpunim me të gjithë pushtetet.
Do veproja me hapa legjitim dhe nuk do përpiqesha që të fitoja kohë.
Nuk do veproja me forcë dhe nuk do mburresha gjithë kohës në televizion por do organizoja takime me të gjitha shoqatat dhe sigurisht çdo gjë me transparencë,- përfundoi Kokëdhima.
https://www.facebook.com/faxnews.all/videos/703441640462949/?t=1346