Masat për parandalimin e koronavirusit ka bërë që të zbresin në çdo qytet forca ë shumta policie dhe ato të ushtrisë.
Sipas vendimeve të qeverisë këto masa do shoqërohen edhe me gjoba të majme madje me ndërhyrjet e fundit në kodin penal parashikohet edhe heqja e lirisë.
Por edhe gjithë organizim nuk ka mjaftuar që shumë qytetarë të thyejnë karantinën.
Kështu sot dhe dje në qytetin e kukësit ka pasur levizje të shumta në rruget e qytetit çka ka detyruar uniformat blu te procedojme me gjobat ndërshkuese.
Informacione nga Drejtoria e Policisë Kukës bëjnë me dije se janë gjobitur 19 persona me vlerën 1000 lekë të reja.
Në Kukës ka ndodhur diçka e pazakontë, ku teksa autoritetet kanë marrë nën kontroll rrugët e qytetit, njerëzit kanë gjetur një mënyrë tjetër, atë të daljes në autostratën që lidh Shqipërinë me Kosovën si dhe kodrave pranë qytetit ku bëjnë shëtitjen e pasdites.
R.G/FAXWEB.AL