Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka zbritur në terren në kuadër të masave të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Inspektimet janë shtrirë në në tregjet e njësisive në Tiranë edhe në tregun e Pazarit të Ri
Kryeinspektorja Shëndetësore, Znj.Vjollca Braho përsëriti thirrjen për dezinfektimin e tregjeve, ruajtjen e distancave, pajisjen me doreza dhe maska nga tregtarët dhe qytetarë si dhe u vunë shumë gjoba subjekteve shkelëse të urdhërave për mbrojtjen nga pandemia.
Njoftimi i plotë
“Kryeinspektorja Shëndetësore, Znj.Vjollca Braho, së bashku me administratorin e Njësisë nr. 2, Z. Florian Pullazi, zhvilluan inspektim në tregjet e njësisë në Tiranë me qëllim vëzhgimin e zbatimit të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
Inspektimi vazhdoi edhe në tregun e Pazarit të Ri, ku Znj. Braho përsëriti thirrjen për dezinfektimin e tregjeve, ruajtjen e distancave, pajisjen me doreza dhe maska nga tregtarët dhe qytetarët.
Vetëm sot, më datë 13 prill 2020, nga ana e ISHSH në të gjithë vendin janë kryer 64 inspektime dhe 1172 monitorime dhe vendosur 5 masa administrative.
1. ISHSH Durrës, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT L21728504I, furrë buke.
2. ISHSH Durrës, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT L81309515O, shitje peshku.
3. ISHSH Durrës, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT K73513802G, dyqan bulmeti.
4. ISHSH Shkodër, gjobë 50 000 lekë, subjekti me NIPT K73513802G, furrë buke.
5. ISHSH Shkodër, gjobë 100 000 lekë, subjekti me NIPT K73513802G, dyqan veshjesh.
Jemi çdo ditë në terren për të kontrolluar zbatimin e masave të veçanta për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19″.
#INSPEKTORATISHTETËRORSHËNDETËSOR