Masat ndaj koronavirusit kanë bërë që të anulohen shumë aktivitete në mbarë botën. Një tjetër kompeticion që është ndalur është turneu i famshëm i tenisit që mbahet në Wimbledon nuk do të zhvillohet këtë vit.
Organizatorët vendosën ta anulojnë për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore. Një nga 4 aktivitetet më të rëndësishëm të tenisit botëror ishte parashikuar të zhvillohej nga 29 Qershori deri më 12 korrik, por përhapja e koronavirusit nuk e lejon mbajtjen e tij.
Nga ky vendim humbjet shkojnë në 200 milionë Paund, por siguria e sportistëve dhe tifozëve është në vend të parë për organizatorët e Ëimbledon.
Bota e sportit është bllokuar nga COVID-19 dhe shumë aktivitete të rëndësishme si Europiani i Futbollit apo Lojërat Olimpike janë shtyrë për vitin e ardhshëm.
Discussion about this post