13:44 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masat ndaj pandemisë prekin edhe bujqësinë, ministri këshillon homologët: Të mos gjendemi përpara të papriturave

19:44 | 08/04/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma Zgjedhore/ Çuçi bën deklaratën e papritur: Me plotësimin e vakancave kalon në Parlament

Masat parandaluese të marra si pasojë e pandemisë globale kanë prekur edhe sektorin e bujqësisë pasi nga aty del shporta e ushqimit. Kështu ministri shqiptar i bujqësisë Bledi Çuçi ka zhvilluar një në video-konferencë me ministrat e Bujqësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku ka kërkuar që të shmangim vonesat në pikat e inspektimit kufitar dhe masat që duhet të ndërmarrim për të amortizuar efektet e kësaj krize. Merrnin pjesë gjithashtu edhe ministrat e dy vendeve të BE-së, Kroacisë dhe Sllovenisë.

“Propozova gjithashtu monitorim nga afër të nivelit të prodhimit dhe furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore në vendet e rajonit në mënyrë që të mos gjendemi përpara të papriturave pasi askush nuk di të thotë se sa do të zgjasë beteja me Covid-19″,- tha ndër të tjera ministri Bledi Çuçi.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i njohu homologët e tij me masat që ka ndërmarrë Shqipëria për vijimin e import-eksportit dhe aktivitetit normal në zonat rurale dhe sektorin e agrobiznesit. Në mënyrë që të mos ketë vonesa në furnizimin me ushqime, Shqipëria ka kufizuar në minimum periudhën e inspektimit në pikat kufitare. Të njëjtën gjë ministri Çuçi kërkoi edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë këtij takimi propozova gjithashtu monitorim nga afër të nivelit të prodhimit dhe furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore në vendet e rajonit në mënyrë që të mos gjendemi përpara të papriturave pasi askush nuk di të thotë se sa do të zgjasë beteja me Covid-19.  Në këtë situatë është shumë e rëndësishme që vendet tona të respektojnë parimet për tregtinë e lirë në rajon, si dhe të komunikohet rregullisht përmes kësaj platforme për iniciativat e reja dhe paketat e politikave për të mbështetur fermerët dhe përpunuesit në këtë periudhë”, është shprehur ministri Çuçi

Ai tha gjithashtu se krahas masave përkatëse që merr çdo vend në mënyrë të pavarur, është gjithashtu e rëndësishme të dëshmojmë solidaritet dhe të funksionojmë si një treg i vetëm.

“Përmes kësaj platforme të krijuar tashmë, ne do të informohemi reciprocikisht për nismat e qeverive të vendeve tona dhe paketat mbështetëse për sektorin bujqësor, në mënyrë që të minimizojmë efektet e krizës së shkaktuar nga kjo pandemi”, theksoi ministri Çuçi gjatë komunikimit online me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacisë e Sllovenisë.

Etiketa: Bledi Cucimasat ndaj pandemise
Pas

Shumë gjëra që nuk i dinim dhe përgjigje për skenarë që përfliten, Silvana Bala: Si paraqitet situata me koronavirusin në vend

Para

Gjobitet me 100 milionë lekë pronari i lokalit, nga 100 mijë lekë klientët (Ishte paralajmëruar disa herë)

Para
Familja u prek nga koronavirusi, Policia blindon fshatin në Fier, vendoset i gjithi në karantinë

Gjobitet me 100 milionë lekë pronari i lokalit, nga 100 mijë lekë klientët (Ishte paralajmëruar disa herë)

Discussion about this post

 



Të Fundit

67-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj, dyshohet vdekje natyrale

Manja: Zjarret kriminale, kërcënim për turizmin dhe jetën në Lezhë

Vengu: Forcat Komando, 30 vite krenari e Forcave të Armatosura

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro pa i deklaruar, procedohen dy persona

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

Dortmund i prish punë Milanit, futet në garë për Ardon Jasharin! Brugge kërkon 35 mln euro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.