Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për shtetasin Gëzim Ceku që u akuzua pak ditë më parë për tentativë përdhunimi ndaj së bijës 14-vjeçare. Gjyqtar i seancës ishte Markelian Koça.
Ditën e shtunë në lagjen nr.15 ku familja në fjalë jetonin me qira në një banesë të vendosur pak kohë më parë, shtetasi Gëzim Ceku u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje sakaq më pas në deklaratën e së bijës së mitur u mësua që i ati kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.