Princesha e Spanjës, motra e Mbretit Filipe, është shpallur e pafajshme lidhur me akuzat për mashtrim hetimor që rëndonin mbi të.
51-vjeçarja Cristina Federica që është edhe e gjashta në rradhë për fronin, u lirua nga akuzat, por bashkëshorti i saj, Inaki Urdangarin, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj burgim nga gjykata në Majorka. Ai akuzohet për shfrytëzimin e lidhjeve të tij mbretërore për të gjeneruar të ardhura biznesore.
Bëhet fjalë për një hetim që ka nisur që në 2010-ën dhe ku kanë qenë të përfshirë edhe 16 të dyshuar të tjerë, mes tyre dhe një ish-ministër.
Cristina Federica është anëtarja e parë e familjes mbretërore të Spanjës, e cila është gjykuar që nga rivendosja e monarkisë në vitin 1975. (XH.A/SHUPLAKA)