Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka ngritur akuzë kundër deputetit të parlamentit të Kosovës, Etem Arifi, mbi të cilin rëndojnë akuzat e “mashtrimit” dhe “ushtrimit të ndikimit”.
Referuar organit të akuzës, ky deputet ka shfrytëzuar pozitën e tij për dhënien e subvencioneve organizatës joqeveritare “Zëri i Ashkalive për Integrim” duke siguruar një shumë parash mbi 25 mijë euro.
Sipas Prokurorisë, paratë nuk janë përdorur për qëllimin që janë dhënë, por janë përvetësuar nga i pandehuri dhe disa persona të tjerë.
“Prokuroria ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor të pandehurit të shpallën fajtor për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe të obligohen t’ia kompensojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shumën prej 22 mijë e 900 eurosh, si dhe Zyrës së kryeministrit për komunitete shumën prej 2 mijë e 749 eurosh”, thuhet në njoftim.