Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas kërkesës së Partisë Demokratike që të vendosë pa vonesë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, njoftoi se do të zhvillojë një mbledhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, zhvillon mbledhjen shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë.
Pas denoncimit të PD-së, ai u verifikua nga prokuroria se ka fallsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.
Edhe më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka krijuar dy precedentë të ngjashëm me rastin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
Një nga rastet ka qenë heqja e mandtit të deputetit për Aqif Rakipin dhe rasti tejtër ishte heqja e mandatit të deputetit Gledian Rehovica.
Në të dyja rastet, Prokuroria provoi se ata kishin fshehur ndalime apo dënime jashtë vendit në formularin e dekriminalizimit dhe KQZ vendosi t’u heqë mandatin.
Edhe Gjykata, kur vendimi i KQZ u ankimua nga ish-deputeti Aqif Rakipi, la në fuqi vendimin për heqjen e mandatit.
Megjithëse Rakipi ankimoi vendimin në Gjykatë, pasi paraqiti vendimin për pafajësinë, kjo e fundit la në fuqi vendimin e KQZ-së me arsyetimin se Rakipi kishte mashtruar në formularin e vetëdeklarimit, duke mos pasqyruar se kishte qenë ndonjëherë i arrestuar/ndaluar nga autoritetet ligjzbatuese.