Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti e ka quajtur ligjin për heqjen e TVSH-së për makineritë bujqësore si një tallje e madhe e qeverisë me fermerët.
Sipas tij ky ligj nuk po zbatohet dhe akuzon ministrinë e Financave se nuk njeh autoritetin e Kuvendit i cili e ka votuar duke diskriminuar fermerët dhe duke i ngarkuar me një barrë shtypëse taksash.
“Po te llogaritim se mekanika bujqesore punon me naften më të shtrenjte ne Evrope, shtoji dhe kete zgjedhe tatimore, atehere dhe falimenti i Bujqesise është i garantuar! Turp!”, – shkruan Panariti në facebook.
Kujtojmë se zyrtarë të ministrisë se Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kanë deklaruar më herët se duke nisur nga janari 2019, çdo lloj makinerie që ka destinacion bujqësinë, do të importohet dhe tregtohet brenda vendit me zero TVSH.
“Heqja e TVSH-së për importin e makinerive bujqësore si dhe për subjektet që janë të interesuar t’i tregtojnë ato në tregun vendas, është një masë tjetër e një rëndësie të veçantë, që qeveria i adreson bujqësisë“, – kadeklaruar më herët zv.ministri Ilir Halili.
Statusi i plotë i Edmond Panaritit:
Nje tallje e madhe për fermeret! Nuk zbatohet ligji i heqjes se TVSH – së për mekanikën bujqesore! Pra nuk zbatohet vullneti dhe vendimarrja e Kuvendit të Shqiptareve. Ministria e Financave nuk njeh autoritetin e Kuvendit dhe diskriminon fermeret duke vazhduar ti ngarkoje ata me barre shtypese taksash. Me te lartat ne rajon! Kesaj i thone, i zoti e jep tellalli, nuk e jep! Po te llogaritim se mekanika bujqesore punon me naften më të shtrenjte ne Evrope, shtoji dhe kete zgjedhe tatimore, atehere dhe falimenti i Bujqesise është i garantuar! Turp!
(F.GJ/FAXWEB.AL)