Përsa i përket ngjarjes së mashtrimit në Durrës ku Enertila Beqja u akuzua se mashtroi një të ri nga Facebooku duke i marrë shumë prej 6 milionë lekësh kanë dalë detaje të reja.
“Shuplaka” mëson se lidhur me ngjarjen e zhvatjes së 60 milionë lekëve ndaj 30-vjeçarit nga Manza grupi hetimor ka hedhur edhe pistën se kjo ngjarje mund të jetë një sajesë mes 2 personave të përfshirë.
Grupi hetimor këtë e arsyeton duke theksuar se është pothuajse e pamundur logjikisht, që 2 persona që jetojnë afër njëri tjetrit e të mos identifikohen apo takohen përballë në 2 vite njohje. Po kështu aq më pak të mos identifikohet nga i riu se fotoja në profilin e saj të Facebook-ut ishte false.
Kush ishte ‘’viktima” e mashtrimit:
Barush Ahmeti, drejtor i postës në Manëz e ka kuptuar lojën e 27- vjeçares dhe e ka denoncuar atë në polici. Policia bëri me dije se është duke hetuar në lidhje me mashtrimin financiar të bërë nga 27-vjeçarja Enertila Beqja, e arrestuar për mashtrimin prej 6 milionë lekësh të vjetër.
Vajza kishte pikasur që djali ishte mirë nga gjendja ekonomike, pasi vetë ai punonte në një institucion shtetëror dhe vëllezërit i kishte emigrantë në Itali e Gjermani.
Këtu ajo nisi “sulmin” duke i kërkuar para, bizhu e veshmbathje. I riu është prekur nga hallet e vajzës, e cila i shkruante se familja e saj ishte në gjendje të vështirë ekonomike.
Kështu, altruizmi i tij e kaloi cakun duke i besuar së resë shumën e 60 milionë lekëve, ndonëse ajo gjente mënyra për ta evituar takimin prej më shumë se dy vitesh me të. (J.V/Shuplaka)