Një 25 vjeçar është arrestuar nga ana e policisë në Sarandë, për shkak se dyshohet se ka mashtruar të paktën 3 persona.
A.S, është vënë në prangat e policisë, pasi kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë, kundrejt pagesës me qëllim për ti çuar në shtetin Gjerman.
Njoftimi i policisë.
Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për arsye se kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë kundrejt pagesës me qëllim për ti çuar në shtetin Gjerman.