Burime të Fax News informojnë se dy persona në Tiranë janë arrestuar për mashtrim me pasaporta bullgare.
Mësohet se janë arrestuar në flagrancë Armando Kitai dhe bashkëpunëtori Fatina B. 25 vjeç.
Të arrestuarit premtonin pajisjen me pasaporta bullgare dhe kanë mashtruar rreth 35 njerëz duke u marrë në total shumën prej 40 mijë eurosh
(E.L/Faxweb)