Në qytetin e Elbasanit është proceduar penalisht dy persona pasi mashtronin me qëllim punësimi jashtë vendit qytetarët. Këta dy persona kanë marrë rreth 50 mijë euro nga 100 persona me premtimin për tu punësuar në Kazakistan.
Por asnjëri prej tyre nuk është punësuar edhe pse kishte dhënë paraprakisht shumën prej 500 eurosh. Pas këtyre ka ndodhur edhe denoncimi që ka çuar nën hetim dy persona, njëri nga Kavaja e tjetri nga Elbasani.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet ndaj 46-vjeçarit me inicialet A. O., nga Kavajë ndërsa po punohet për kapjen e 43-vjeçarit me inicialet A. Rr, banues në Tiranë.
Këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë muajt shtator-tetor 2016 dyshohen të kenë mashtruar rreth 100 persona, duke ju marrë 500 Euro secilit, në total 50.000 Euro, për t’i dërguar në Kazakistan, për të punuar. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën e “mashtrimit”. (J.V/Shuplaka)