Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e djeshme 3 shtetas për veprën penale të ‘Mashtrimit’. Në pranga kanë përfunduar Bruxhino Murati, 28-vjeç, Albi Xhixha 19-vjeç dhe Klejdi Dusho, 19-vjeç. Këta persona n♪7 bashkëpunim me njëri-tjetrin organizonin lojra me letra dhe përmes mashtrimit u merrnin para turistëve në zonën e plazhit në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Albi Xhixha iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa, duke i shtuar dhe veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Durrës
Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, bien në prangat e Policisë 3 shtetas.
Gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e krimeve që ndodhin kryesisht gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare dhe në stacionet e autobusëve ku zbresin turistët.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë duke mashtruar një shtetas kosovar, shtetasit: B. M., 28 vjeç, A. Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K. D., 19 vjeç, banues në Skrapar.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Xh. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.